Paund Konvertim

Metric Conversions.

Zgjidhni njësinë që dëshironi të konvertoni në

Paund

Shkurtim/Simbol:

lb

lbm (masë paund - shkencore)

Njësi e:

Masa

Pesha (në çështjet jo-shkencore)

Wordwide use:

U.K., U.S.A, Australia, Canada, New Zealand et al

Definition:

Paundi imperial (sistemi anglez i peshave apo ai ndërkombëtar) është përkufizuar zyrtarisht si 453.59237 gram.

Origin:

Emri paund është një përshtatje e frazës latine libra pondo, ose peshë paund, libra romake (pra, simboli lb) peshon përafërsisht 329 gramë .

Gjatë gjithë historisë, paundi (ose përkthimi i tij vendas) është përdorur si një njësi matëse e peshës në vende të ndryshme të botës, përfshi këtu Mbretërinë e Bashkuar, Francën, Gjermaninë, Skandinavinë dhe Rusinë. Edhe pse masa e saktë e përcaktuar si një paund ka ndryshuar nga njëri sistem në tjetrin, ato kanë qenë jashtëzakonisht të ngjashme, zakonisht ndërmjet 350 dhe 560 gramë metrik.

Në Mbretërinë e Bashkuar kanë bashkë-ekzistuar sisteme të shumta dhe të ndryshme që kanë përdorur paundin, edhe pse Paundi i Avoirdupoisit (i njohur gjithashtu si Paundi i Leshit) ka qenë më i përdorshmi dhe më jetëgjati (i shkurtuar në Lb Av ose Lb Avdp). Një variant që ende vazhdon të përdoret sot është paundi Troi (afërsisht 375 g), më së tepërmi si një njësi matëse për metalet e çmuara.

Akti i Mbretërisë së Bashkuar për Peshat dhe Masat i vitit 1878, përkufizoi për të parën herë paundin imperial në termat e njësive metrike (1lb = 453.59265g), dhe në vitin 1893 Urdhri i Mendenhallit e përkufizoi paundin e Shteteve të Bashkuara duke përshkruar një kilogram si të njëvlershëm me 2.20462 paund.

Shtetet e Bashkuar dhe shtetet e Komonuelthit kanë rënë dakord për përkufizime të përbashkëta për paundin (dhe jardin) të cilat u përshtatën në vitin 1959 (Mbretëri e Bashkuar 1964).

Common references:

Në vendet anglishtfolëse pesha e një njeriu zakonisht shprehet në stonë dhe paund, edhe pse në Shtetet e Bashkuara kjo peshë shprehet vetëm në paund.

Në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Irlandë, artikujt ushqimor që zakonisht shiteshin me paund përpara adoptimit të sistemit metrik vazhdojnë të shiten në sasi të njëvlershme me standardin e vjetër imperial, si për shembull gjalpi, i cili zakonisht shitet në

Peshkatarët shpesh e shprehin madhësinë e një peshku të kapur me paund dhe ounc.

Personazhi i Shekspirit, Shajloku, është i famshëm për faktin që kërkoi “një paund mish” si garanci për një hua.

Usage context:

U.K., U.S.A, Australia, Canada, New Zealand et al

Konvertimi i peshës Konvertimi i temperaturës Konvertimi i gjatësisë Konvertimi i sipërfaqes Konvertimi i volumit Konvertimi i shpejtësisë Konvertimi i kohës Konvertimi i këndit Konvertimi i presionit Energy and power conversion Aplikacion për iPhone dhe Android Tabela e konvertimeve