Parsek Konvertim

Metric Conversions.

Zgjidhni njësinë që dëshironi të konvertoni në

Parsek

Shkurtim/Simbol:

pc

Njësi e:

Gjatësia

Wordwide use:

Global

Definition:

Astronomët përdornin trigonometrinë për të përllogaritur distancën e yjeve shumë kohë përpara se të përdorej termi parsek, por njësia e re bëri që të ishte më e lehtë të konceptoheshin distancat e paimagjinueshme.

Një parsek është distanca që ka nga dielli një objekt astronomik i cili ka një kënd paralaks prej një harku sekondë (1/3600 e një grade). Këndi paralaks gjendet duke matur lëvizjen e paralaksit (apo lëvizjen e dukshme të një ylli në lidhje me yje të tjera më të qëndrueshme dhe më të largëta) kur ylli shikojet nga ana e kundërt nga Dielli (një interval prej gjashtë muajsh nga Toka). Këndi i paralaksit përftohet duke përgjysmuar diferencën këndore të matjeve.

Pasi gjendet këndi i paralaksit, mund të përllogaritësh distancën e një ylli duke përdorur trigonometrinë, kjo pasi dimë distancën e Tokës nga Dielli. Distanca e një trupi nga Dielli me një paralaks prej 1 harku sekondë u përkufizua si një njësi dhe, falë Tërnerit, u emërtua parsek.

Pasi u përkufizua parseku, përftimi dhe përshkrimi i distancave të mëdha u bë më e lehtë, duke qenë se një distancë me parsek mund të përllogaritet si inversi i këndit të paralaksit në hark sekondë ( nëse këndi i paralaksit është 1 hark sekondë, objekti është 1pc nga dielli. 0.5 hark sekondë do të thotë se objekti është 2pc larg).

Origin:

Termi parsek u shpik nga astronomi britanik Herbert Holl Tërneri në vitin 1913. Një njësi largësie e dobishme në astronomi ishte gjetur, por nuk kishte një emër, dhe Astronomi Mbretëror kërkoi disa sugjerime. U pranua sugjerimi i Tërnerit. Parsek rrjedhë nga përkufizimi i njësisë që tregon distancën nga dielli të një objekti astronomik, i cili ka një kënd paralaksi prej një harksekonde.

Common references:

Proxima Centauri – ylli më i afërt me Tokën, përveç Diellit, është 1.29 pesek larg.

Qendra e Rrugës së Qumështit është mbi 8 kpc larg nga Toka.

Usage context:

Global

Konvertimi i gjatësisë Konvertimi i temperaturës Konvertimi i sipërfaqes Konvertimi i volumit Konvertimi i peshës Konvertimi i shpejtësisë Konvertimi i kohës Konvertimi i këndit Konvertimi i presionit Energy and power conversion Aplikacion për iPhone dhe Android Tabela e konvertimeve